Dhimbja e dhembit: Shkaqet dhe trajtimet | EART DENT

Dhimbja e dhembit: kush e shkakton dhe pse shfaqet papritur

Dhimbja e dhembit eshte nje nga shqetesimet me te zakonta qe njerzit perjetojne, dhe shpesh shfaqet papritur ose rendohet me kalimin e kohes. Ky problem mund te vije nga infeksioni, acarimi i mishrave, prishja e dhembit apo edhe faktor te perditshëm qe zakonisht nuk i marrim ne konsiderate. Trajtimi i duhur nis me identifikimin e shkakut.

Shkaqet me te zakonta te dhimbjes se dhembit

1. Kariesi

Prishja e dhembit eshte shkaku me i shpeshte. Kur bakteret krijojne carje ne smalt, nervi i brendshem irritohet dhe shkakton dhimbje te vazhdueshme.

2. Infeksioni i nervit (pulpiti)

Kur infeksioni arrin ne pulpen dentare, dhimbja behet pulsuese dhe shume e forte. Kjo situate kerkon trajtim urgjent.

3. Problemet me mishrat e dhembeve

Inflamacioni ose infeksioni i mishrave mund te shkaktoje dhimbje, ndjeshmeri dhe nje lloj presioni ne zone.

4. Dhembe te plasaritur

Edhe nje carje e vogel mund te shkaktoje dhimbje kur pertypni, ushtroni presion ose pini diçka te ftohte.

5. Dhembe te ndjeshem

Nese keni humbje te smaltit apo mishra te terhequr, mund te ndjeni therje sa here pini diçka te ftohte ose te ngrohte.

Dhimbja e dhembit – simptomat qe nuk duhet t’i injoroni

  • Dhimbje pulsuese qe rritet ne intensitet
  • Ndjeshmeri ndaj te ftohtit apo te ngrohtit
  • Eritje e mishrave ose qelb
  • Dhimbje kur pertypni
  • Arome e keqe e gojes qe nuk largohet

Keto simptoma shpesh tregojne infeksion aktiv dhe kerkojne trajtim profesional.

Trajtimet me te zakonshme per dhimbjen e dhembit

Pastrim i kariesit dhe mbushjet dentare

Kur problemi eshte prishja e dhembit, mbushja rikthen formen dhe funksionin natyral.

Trajtimi i kanalit te rrenjes

Nese infeksioni ka prekur nervin, behet pastrimi i kanalit per te hequr dhimbjen dhe per te ruajtur dhembin.

Trajtimi i mishrave

Kur problemi vjen nga inflamacioni i mishrave, nevojitet pastrim profesional dhe ndonjehere trajtim medikamentoz.

Kurora dentare

Per dhembe te dobet, te plasaritur ose te demtuar rende, vendosja e kurorave rikthen qendrueshmerine dhe shmang dhimbjen.

Heqja e dhembit

Ne rastet ku nuk ka zgjidhje konservative, heqja eshte opsioni i fundit.

Cfare mund te beni ne shtepi per ta qetesuar dhimbjen e dhembit

Shpelarje me uje

Qetesues dhimbjeje te thjeshte (vetem perkohesisht)

Shmangni te ftohtat dhe ushqimet e forta

KUJDES! Keto masa thjesht ulin dhimbjen perkohesisht — nuk zevendesojne viziten tek dentisti.

Kur duhet te shkoni tek dentisti?

  • Dhimbja zgjat me shume se 24ore
  • Dhimbja rritet ne intensitet
  • Ka irritim, fryrje ose qelb
  • Nuk mund te pertypni nga dhimbja
  • Shenja te temperatures ose perkeqesimi i gjendjes

Nese dhimbja vazhdon me shume se 24 ore, behet pulsuese, ose shoqerohet me enjtje, atehere duhet patjeter te vizitoheni. Trajtimi i hershem shmang komplikacionet dhe ju kursen kohe dhe kosto.

Vizitoni EART DENT per nje konsulte te personalizuar. Ne jemi te licensuar nga Ministria e Shendetesise dhe te gjitha proceset tona ndjekin udhezimet e Institutit te Shendetit Publik per higjene dhe sterilizim mjedisor. Shiko edhe artikullin rreth larjes se dhembeve – nje proces shume i rendesishem i rutines dentare!

Kontakto Eart Dent:

📞 +355 69 797 8700

📧 eartdent2019@gmail.com

📧 eartdent222@gmail.com

WHATSAPP:

https://wa.me/355697978700

ADRESA: Rruga Mujo Ulqinaku, Lgj 18, Durres

3 thoughts on “Dhimbja e dhembit: Shkaqet dhe trajtimet | EART DENT”

  1. Pingback: Pastrim gurezash Durres: Sa kushton te Eart Dent - EART DENT - Klinike dentare durres

  2. Pingback: Gjakosja e mishrave: pse ndodh dhe si trajtohet | Eart Dent - EART DENT - Klinike dentare durres

  3. Pingback: Ndjeshmeria e dhembeve: shkaqet dhe trajtimi | Eart Dent - EART DENT - Klinike dentare durres

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *